Mediumet per projektin
 

2
Shqip
 

 


Projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës,në bashkëpunim me Higjienën Komunale,fillojnë programën për mbledhjen e plastikës nëpër amvisëritë në komunën e Karposhit

Më 28 janar 2008,nxënësit e Klubit për reciklim të shkollës fillore “Bratstvo”,në Shkup do ti bashkohen të punësuarve të ndërmarjes publike “Higjiena komunale” në shpërndarjen e qeseve plastike për mbledhjen e shisheve plastike PET  nëpër amvisërit individuale në lagjen e Taftalixhes.



Kryetari i komunës të Shkupit,Trifun Kostoski,Kryetari i komunës së Karposhit,Andrej Petrov dhe Drejtori i “Higjienës komunale”,Zllatko  Dimovski poashtu do të marin pjesë në shpërndarjen e qeseve të para.Kjo ndodhi paraqet një hap të madh dhe të rëndesishëm në implementimin e programës Komunale për mbledhjen e (PET) plastikës.

Klubet për reciklim ,të sponzoruara nga USAID-i  janë element kryesorë në ngritjen e vetëdijes publike në lidhje me rëndësinë e reciklimit.Nxënësit e këtyre klubeve fitojnë dituri për reciklimin dhe organizojnë aktivitete ku i edukojnë edhe nxënësit të tjerë si dhe publikun e më gjërë.

" Fëmijët janë ardhmëria jonë dhe me atë që në mënyrë aktive i kyçëm në mbrojtjen e mjedisit jetësor u treguam se ata me të vërtetë kanë fuqi të bëjnë ndryshime të pozitive” deklaroi drejtori i komunikimit të USAID-it ,Olja Kato.

" Ne duam të jetojmë në një Shkup më të pastërt,në një mjedis më të pastër.Për atë shkak sot fillojmë me trende të reja në komunën e Karposhit-mbledhja dhe selekcionimi i mbeturinës nëpër shtëpia.Ky është hap i rëndësishëm në realizimin e  vizionit  që ne e ndajmë me USAID-in, të krijojmë sistem të suksesshëm për menaxhimin me mbeturinat në tërë qytetin,” deklaroi Trifun Kostoski, Kryatarë i komunës të Shkupit.

Projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës, në bashkëpunim me komunën e Karposhit dhe “Higjienën komunale”, do të kontribojnë në mbledhjen e shisheve PET  të nevojshme  që të vendoset program efikas dhe ekonomikisht  të qëndrueshme për reciklimin e PET-it në Maqedoni.

VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët  në   mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov.

 

 

 

 

 

 

 

 

|  Maqedonisht  |  Anglisht |
  Faqja fillestare
  Ne lidhje me projektin
  Aktivitetet e projektit
  Edukimi per plastiken
  Kendi i femijeve
  Shpallja per publikun
  Kalendari i ndodhive
  Galeria e fotografive
  FAQ
  Baza e te dhenave per firmat
  PETRA
  Formularet
  Kontakti

   


Linket








 | Harta e faqes| Politika e privatitetit | ©2007 Plastic Recycling Project