“Ky Projekt jo vetëm që i ndihmon vetëqeverisjes lokale të ketë kujdes më të mirë për rethin por në të njëjtën kohë promovon reciklimin si biznes praktik në Maqedoni”, deklaroi zëvendës drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Tomas Nevratill përgjat ceremonisë. “Unë jam shumë krenar me komunën e Koçanit për atë që tregoi aftësi udhëheqëse dhe që sheh kah e ardhëshmja. Ideja që të zbatohet edhe kampanja për edukimin e të rrinjve është mençuri dhe i përshtatshëm në të njëjtën kohë pasi që ata janë ardhmërija dhe shpresa e këtij shteti.” deklaroi Nevratil.
Qasja që ka Projekti i USAID-it për Reciklimin e Plastikës ka dy synime- të formojë sistem për mbledhje, transport, procesim, marketing dhe shitje të PET materijalit dhe në të njëjtën kohë të formojë partneritete mes palëve të involvuar në proçesin e reciklimit dhe zvoglimin e mbeturinës plastike në këtë vend. Projekti vendos akcent rëndësie prej publikut në formimin e një mehanizmi praktik për mbledhjen e plastikës. Ai fokusohet tek rrinia e cila është kanali më efektiv për përcjelljen e porosisë tek publiku më i gjërë. Kampanja për ngritjen e vetëdijes kyç prezentime nëpër shkolla, video prezentime të proçesit të reciklimit të PET-it, postera, fletushka dhe formimin e klubeve ekologjike në shkolla.
Koçani ëshë njëra prej katër pilot komunave e cila lansoi programë për reciklimin e plastikës në vitin 2007. Interesimi dhe reakcionet pozitive nga ana e kryetarëve të komunave anembanë vendit është impresionuese dhe Projekti ka në plan të zgjerojë aktivitetin e tij vitin e ardhshëm edhe në tetë komuna të reja.
VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët në mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov.
|