SHBA-të ndihmojnë në akcionin për pastrimin dhe reciklimin e mbeturinës plastike në Komunën e Gostivarit
Më 8 nëntor 2007 Projekti i USAID-it për reciklimin e platikës do të nënshkruaj Memorandum për Mirëkuptim me Komunën e Gostivarit,për implementimin e programës për mbledhjen e mbeturinës plastike.
|
|
Populli Amerikan,nëpërmjet USAID-it investoi 30.000 dollarë në këtë komunë ,për implementimin e sistemit mbledhës dhe për zbatimin e kampanjës për ngritjen e vetëdijes publike.
“Maqedonia është shtet i bukur dhe meriton të jetë e mbrojtur.Ky Projekt është shembull i përkryer për atë se si qeveria ,sektori privat dhe bashkësia lokale munden sëbashku ta mbrojnë dhe ta ruajnë rrethin për gjeneratat e ardhëshme”, tha Marsija Vong, Drejtoresha e Zyrës së USAID-it për zhvillim Ekonomik. “Reciklimi i mbeturinës plastike ,bëhet biznes legal,i cili mund të krijoj shumë vende pune të reja në Maqedoni.Shumë jam i falimendëruar USAID-it për kontributin e tyre për atë ide” tha kryetari i Gostivarit ,Nevzat Bejta.
Gostivari është komuna e parë prej katër pilot komunave e cila zbatoi programën për mbledhjen e plastikës.Si pjesë e programës komuna do të punoj sëbashku me sektorin privat dhe organizatat joqeveritare që të konstruktohen dhe të pajisen “qendrat ekologjike”,ku qytetarët do të munden në mënyrë të sigurt të lirohen prej mbeturinës plastike.USAID-i gjithashtu do ta përkrah edhe implementimin e kampanjës për ngritjen e vetëdijes publike tek njerzit .
Në Gostivar kjo kampanjë do të filloj në shkollat fillore dhe shkollat e mesme , ku fëmijët do të jenë të edukuar për rëndësinë e reciklimit të mbeturinës plastike .
VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët në mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov.
|