Mediumet per projektin
 

2
Shqip
 

 


Donacione prej USAID-it për reciklimin e mbeturinës

Projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës siguroi 25 mijë dollarë për tetë kompani të maqedonisë për reciklim që tju ndihmojë të investojnë në pajisje dhe mjete të reja për procesimin e shisheve plastike të shfrytëzuara.

Fituesit e donacioneve janë kompanitë: Eko Eras- Veles, Provavil- Shkup, Sonçev Rid- Shlegovë, Eko FLor- Bogovinjë, Muhamed AG- Gostivar, NP Pastërti dhe gjelbërim, dhe Baskom IND – Kumanovë, ERH Plastik- Shkup dhe NPK Proleter- Resnjë. Kompanitë ishin të selektuara në bazë të vlerës të shisheve plastike të mbledhura, kapaciteti i tyre organizues dhe investimeve të propozuara.

Përndryshe në tre fazat e më hershme të Projektit, prej vitit 2003 e deri më sot, ishin të investuara më shumë se 150.000 dollarë, kurse planifikohet edhe investim prej  milion dollarëve në dy vitet e ardhëshme.

“Qëllimi i kësaj ndihme financiare, është të përforcohet mbledhja rrjedhëse e plastikës dhe të zgjerohet programi nëpër tërë Maqedonin, që do të çojë deri në zhvillimin e më tutjeshëm të programit ekonomikisht të volitshëm për reciklimin e plastikës dhe një shtet më të pastërt dhe më të bukur” thotë Ljupço Avramovski, drejtor i projektit të USAID-it për reciklimin e plastikës.

Maqedonia, me ndihmën e USAID-it tregoi një përparim të rrëndësishëm në reciklimin e plastikës në krahasim me vitin e kaluar.
Sasia e mbledhur dhe e recikluar e plastikës është rritur deri më1500 ton në vit, prej së cilës janë përfituar përbmi 600.000 dollarë prej eksportit dhe rritje prej 50% në dallim prej vitit të kaluar. Parashikohet se mbledhja do të ritet atëherë kur komunat dotë marin një rol më aktiv në organizimin e programës për selekcionimin primar të mbeturinës. Në këtë moment, ekipi i programës për reciklimin e plastikës punon në implementimin e Programës për reciklimin e plastikës në katër pilot komunat e zgjedhura – Strumicë, Koçan, Gostivar dhe Karposh.

VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët  në   mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov.

 

 

|  Maqedonisht  |  Anglisht |
  Faqja fillestare
  Ne lidhje me projektin
  Aktivitetet e projektit
  Edukimi per plastiken
  Kendi i femijeve
  Shpallja per publikun
  Kalendari i ndodhive
  Galeria e fotografive
  FAQ
  Baza e te dhenave per firmat
  PETRA
  Formularet
  Kontakti

   


Linket








 | Harta e faqes| Politika e privatitetit | ©2007 Plastic Recycling Project