Projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës me bashkëpunimin e qytetit të Shkupit dhe NKP Higjiena Komunale, më 15 shtator, 2008, e shënuan fillimin e programit të komunës për selekcionimin e mbeturinës plastike PET të cilën e zbaton në të gjith teritorin e Shkupit. Ndodhia ishte e organizuar në Sh.f. “Mirçe Acev” në lagjen Gjorçe Petrov.
Në këtë fazë, theksi do të vendost në programën për edukimin e cila do të zbatohet në 30 shkolla nëpër teritorin e qytetit të Shkupit. Edukatorët në temën selekcionimi i PET mbeturinës plastike do të jenë të punsuarit e NKP Higjiena Komunale, koordinatorët regjional të projektit për reciklimin e plastikës dhe organizatat joqeveritare. Në suazat e grantit është e paraparë edhe vendosje e 87 kontejnerëve prej teli për selekcionimin e mbeturinës PET.
“Besoj se një mjedis i pastër është dhurata më e mire që mund tua dhurojmë fëmijëve tone. Roli i të gjithë atyreve që janë të kyçur në arsimim ka domethënije të madhe në këtë proces. Edukimi i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për mjedisin jetësor, kushtet sanitare dhe vëzhgimi i kushteve higjienike në shkollë dhe oborrit të shkollës janë komponenta shumë të rëndësishme me qëllim që të përmirsohet cilësia e kushteve për jetesë.” tha Drejtori i Misijonit të USAID-it në Maqedoni, z. Majkëll Fric.
Ministri për mjedis jetësor, z. Nexhati Jakupi u porositi përfaqësuesëve prezent të qeveris lokale- kryetarit të komunës së Shkupit z. Trifun Kostovski, kryetarit të komunës Gjorçe Petrov, përfaqësuesëve të NKP Higjiena Komunale, arsimtarëve dhe nxënësve, se vetëm me ndikim të përbashkët do të kemi sukses të krijojmë shkolla të gjelbëruara të cilat do të jenë shembull për mjedis jetësor të pastër dhe të shëndoshë.
Shkolla fillore “Petar Pop- Arsov” e Shkupit e pranoi çmimin e parë për mbledhjen e sasisë më të madhe të mbeturinës PET, gjat vitit shkollor 2007/08 mblodhën 350 kg. Shkolla ishte njëra prej 14 shkollave të kyçura në pilot fazën, e implementuar prej nëntor 2007 deri qershor 2008. Kryetari i komunës së Shkupit z. Trifun Kostovski, e dorëzoi dhuratën, një statuetë në formë të maskotës PET-MEN.
VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët në mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov. |