Në periudhën 25 korrik- 03 gusht, 2008, në Ohër, projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës e organizoi kampanjën të asthuquajtur Ditët e Reciklimit. Parimi i kampanjës ishte Së Bashku për një rivierë të pastërt të Ohrit. Aktivitetet ishin të zbatuara në bashkëpunim me komunën e Ohrit, NP Komunalia e Ohrit dhe organizata joqeveritare “Jagoda”.
Qëllimi i kampanjës ishte senzibilizimi i publikut për trajtim të duhur të mbeturinave plastike. Në aktivitetet ishin të kyçur nxënësit e shkollës fillore Grigor Përliçev, vullnetarët të cilët për çdo ditë distribuonin fletushka edukative, qytetarët të cilët me entuzijazëm të madh mernin pjesë në akcionit për pastrim dhe mediumet të cilët për çdo ditë e informonin publikun për ndodhitë.
Përgjat kohës së akcioneve për pastrim të cilët ndodhnin njëkohësisht më 26 korrik në Ohër dhe Strugë, morën pjesë më shumë se 300 qytetarë. Vetëm për një orë në plazhin Daljan në Ohër u mblodhën afër 50 kg. Mbeturinë plastike përderisa në Strugë qytetarët në plazhin e femrave sollën përmbi 200 kg. Mbeturinë plastike. Ato që kanë qenë më aktiv janë shpërblyer me kapela, kanatjere dhe lëngje të siguruara prej M&A Beveridges dhe Gorska.
    
    
    
Kampanja filloi me një ndodhi spektakulare në sheshin Kliment Ohridski. Në hapjen folën Meri Cucullovska, drejtori i sektorit për zhvillim ekonomik të USAID-it Tome Xhamtoski
“Mirëmbajtja e një mjedisi jetësor të pastër është problem global me të cilën ballafaqohet edhe vendi ynë. Vendosja e metodës për selekcionimin primar të mbeturinës plastike është hap shumë i rëndësishëm për ruajtjen e mjedisit jetësor. Pikërisht për këto arsye, të gjithë faktorët e shoqërisë duke i inkuadruar edhe qytetarët, përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale dhe organizatat joqeveritare me forcat e bashkuara duhet të kërkojnë zgjidhje” u shpreh Meri Cucullovska, drejtoreshë e sektorit për zhvillim ekonomik të USAID-it.
Me qëllim që të animohen grupe të moshave të ndryshme, u organizuan edhe ahengje në të cilat promovoheshte reciklimi me anë të video klipeve. Ahengjet ishin të organizuara në kafenenë Liquid dhe në plazhin Kuba Libre të Ohrit.
Dita e fundit e kampanjës ishte përsëri e rezervuar për më të rinjtë të cilët në kampanjën e projektit për reciklim kishin rol të veçantë. Më 30 korrik në sheshin e Ohrit nxënësit i fotografonin kontejnerët, bënin figura të ndryshme prej ambalazheve të përdorura prej plastike, mernin pjesë në kuizin edukativ të M&A Beveridges. Në këtë mënyrë ata përsëri u treguan të rriturve se janë paraudhëheqës të ndryshimeve dhe promotora të trendeve të reja për rruajtjen e mjedisit jetësor.

Kampanjën e mbështetën: Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapsinor, Birraria e Prilepit, T-Mobile, M&A Beveridges, kafenea Liquid, Kuba Libre, Gorska, Antena5 dhe Super Radio –ja e Ohrit.
VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët në mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov. |