Mediumet per projektin
 

2
Shqip
 

 


NË OHËR STARTOJ FAZA E RE E PROJEKTIT TË USAID-IT PËR RECIKLIMIN E PLASTIKËS

Në 19 qershor,2008 në sheshin e qytetit u shënua fillimi i programit të komunës, për mbledhjen e PET ambalazheve në Ohër.

Për herë të parë, në mënyrë transparente, në prezencën e një numri të madh të qytetarëve publikisht u nënshkruajt Memorandumi për bashkëpunim në mes të komunës së Ohrit, e përfaqësuar nga ana e kryetarit të komunës Aleksandar Petrevski, dhe projektit të USAID-it për reciklimin e plastikës, i përfaqësuar nga Udhëheqësi i projektit z. Arijan Toska dhe Drejtoresha e Misijonit të USAID-it/ Maqedoni, Patrisha Rajder.

Në drejtimin e saj, Drejtoresha e misionit të USAID-it/ Maqedoni tha “ Sot oficijalisht do ta fillojmë bashkëpunimin me komunën e Ohrit, duke nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me kryetarin e komunës Aleksandar Petrevski. Ky dokument i rëndësishëm do ta obligojë komunën, si dhe projektin tonë që të krijojë një sistem efektiv për mbledhjen, selekcionimin dhe procesimin e mbeturinës plastike. Mirëpo, nuk është e mjaftueshme të vetëm të vendoset sistemi por ne duhet të mundohemi dhe të ndërojmë mënyrën e të menduarit, të ndërojmë sjelljen e tyre. ”

Z-nja Rajder në fund të drejtimit të saj e paraqiti edhe kampanjën publike të cilën komuna, Ndërmarja Komunale Publike “Ohridski Komunalec” dhe organizata joqeveritare “Jagoda” të mbështetura prej projektit për reciklimin e plastikës së USAID-it, do ta zbatojë në kohën e sezonës turistike në lokacione të ndryshme të qytetit, plazhet, auto-kampet.

“Ky projekt ka domethënie të madhe për Ohrin dhe qytetarët e saj, poashtu edhe për gjeneratat e ardhëshme, sepse me reciklimin e plastikës kotribuojmë më së afërmi në sigurimin e një mjedisi të shëndoshë jetësorë”, tha kryetari i komunës së Ohrit, Aleksandar Petrevski.

Në fund të fjalimeve oficijale, nxënësit e shkollës fillore “Vanço Nikoleski” prej fshatit Leskoec prezentuan program edukativ. Të veshur me kanatjere të verdha në të cilat dominonte karakteri i PET-MEN-it, nxënësit menjëherë e tërhoqën vëmendjen e publikut. Ata menjëherë filluan me shpërndarjen e fletushkave në formë të shishes plastike në të cilat janë të theksuara dobitë kryesore nga reciklimi.


VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët  në   mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

|  Maqedonisht  |  Anglisht |
  Faqja fillestare
  Ne lidhje me projektin
  Aktivitetet e projektit
  Edukimi per plastiken
  Kendi i femijeve
  Shpallja per publikun
  Kalendari i ndodhive
  Galeria e fotografive
  FAQ
  Baza e te dhenave per firmat
  PETRA
  Formularet
  Kontakti

   


Linket








 | Harta e faqes| Politika e privatitetit | ©2007 Plastic Recycling Project