NË OHËR U MBAJT FORUMI I PARË I BIZNESIT PËR RECIKLIMIN E PLASTIKËS
|
 |
Më 18-19 qershor,viti 2008,në Ohër,u mbajt forumi i biznesit kushtuar reciklimit të plastikës e organizuar nga Projekti për reciklimin e plastikës të USAID-it dhe Institutit Italjan për tregti të jashtme (IÇE).Ky është Forumi i parë i organizuar me temë reciklimi në Maqedoni.
Në Forumin nga ana e ekspertëve Italjan,ishin të prezentuara trendet më të reja në Itali dhe Evropë në lëminë e reciklimit,ndarja e përgjegjësive në nivel komunal,si dhe përfitimet prej partneritetit publiko-privat.
Prezentimet u mbajtën në prezencën e afër 100 përfaqësuesve të ndërmarjeve komunale publike dhe private të Maqedonisë,firmat recikluese dhe përfaqësues të vetqeverisjes lokale.Njëra prej përfitimeve të shumta ishte takimi B2B (Bussines to Bussines) në të cilën përfaqësuesit e sektorit të biznesit nga të dy vendet kishin rastin të këmbejnë informacione dhe ti shikojnë mundësit për ndonjë bashkëpunim eventual.
Më 18 qershorë 2008,përgjatë Forumit u formua Asociacioni i parë i recikluesëve të PET-it në Maqedoni (PETRA).Aritshmëri nënshkruajtën përfaqësues të 21 kompanive.
Në hapjen oficiale të Forumit morën fjalë,Drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni znj.Patrisha Rajder,Ambasadori i Republikës së Italisë në Maqedoni ,N.E. Donatino Markon dhe Sekretari i Shtetit të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor ,z. Dejan Panovski.
“ Gjithkundi nëpër botë,liderët botëror fokusohen në rolin e sektorit publik dhe privat për ruajtjen e planetit.Pikërisht për këtë prezenca e përfaqësuesve të qeverisë ,sektorit të biznesit dhe qeveria lokale janë për tu përshëndetur të cilët në këtë mënyrë tregojnë pregaditje për ti diskutuar partneritetet potenciale egzistuese,të cilët mund të kontribuojnë për zhvillimin e reciklimit si degë rezistuese e industrisë” tha në fjalimin e vetë ,Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Maqedoni,
z-nja Rajder.
Agenda- click here for more
VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët në mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov. |