Programi për mbledhjen e plastikës prej amvisërive u pranua me sukses nga ana e liderëve lokal dhe qytetarëve të Gostivarit
Projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës në bashkëpunim me NP. “Komunalec”- Gostivar më 22 mars 2008 e filloi akcionin për distribuimin e qeseve për selekcionimin e mbeturinave nëpër amvisëritë e Gostivarit. Nxënësit e Sh.f. “Mustafa Kemal Ataturk” të cilët gjithashtu ishin të kyçur në akcionin, iu lëshuan aktivitetit me entuzijazëm të madh. Në ngjarjen ishin prezent Drejtori i NP”Komunalec”-Gostivar, Hasip Jusufi si dhe zëvendës drejtori i shkollës Sasho Merxhanoski. Delegacioni i Projektit të USAID-it për reciklimin e plastikës ishte e udhëhequr nga ana e udhëheqësve të Projektit Arijan Toska dhe Ljupço Avramovski, bashkëpunëtor profesional.
“Misioni i Projektit të USAID-it është të vendosë një program efikas dhe ekonomikisht të arsyetuar për reciklimin e plastikës, me anë të krijimit të partneriteteve publiko-private në komunat. Për atë qëllim, më 8 nëntor 2007 Projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës nënshkruajti Memorandum për bashkëpunim me komunën e Gostivarit për implementimin e Programës për mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinës plastike dhe për zbatimin e kampanjës për ngritjen e vetëdijes publike “- tha Arijan Toska, udhëheqës i Projektit për reciklimin e plastikës të USAID-it.
“Qëllimi ynë është që Gostivari të bëhet një qytet më i pastërt. Për këtë arsye sot NP”Komunalec”- Gostivar fillon punën me standarde të rreja- mbledhja dhe selekcionimi mbeturinës plastike nëpër shtëpijat. Ky është një hap shumë i rrëndësishëm në proçesin e rruajtjes të mjedisit jetësor në Gostivar”, tha Drejtori i NP”Komunalec”- Gostivar, Hasip Jusufi.
|
 |
“Kampanja për ngritjen e vetëdijes publike është një segment shumë i rëndësishëm në aktivitetet e Projektit të USAID-it për reciklimin e plastikës.
Nxënësit janë trumbëtarët tanë dhe ne jemi mahnitur nga entuzijazmi i tyre. Populli amerikan nëpërmjet USAID-it e mbështeti formimin e Klubeve për reciklim në shkollat e kyçura në programën. Vetë fakti që nxënësit e këtyre klubeve janë të kyçur në akcionon e sotëm është dëshmi se ata munden ta japin kontributin e duhur në procesin e ngritjes së vetëdijes publike tek qytetarët”, tha Bojan Lazarevski, përfaqësuesi regjional për Gostivarin prej Projektit të USAID-it për reciklimin e plastikës.
Sipas planit të vërtetuar më herët ishin formuar 15 grupe punuese të përbër me nga një të punësuar në ndërmarjen komunale dhe me nga dy nxënës prej Sh.f.”Mustafa Kemal Ataturk”. Çdo grup kaloi reon të caktuar dhe amvisërive ua prezantonin shkurtimisht sistemin e mbledhjes të PET mbeturinës prej amvisërive dhe u ishte ndarë nga një qese të verdhë për PET dhe një të kaltërt për mbeturinën prej letre.
VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët në mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov. |