Projekti i USAID-it për reciklimin e plastikës sëbashku me partnerët lokal e festuan Ditën e planetit Tokë në Maqedoni
Të premten , 18 prill viti 2008,Projekti i USAID-it për Reciklimin e plastikës mbajti konferencë për shtypin që ta promovoi Ditën Ndëkombëtare e planetit Tokë,e cila do të mbahet më 20 prill në sheshin e qytetit që ta informoj publikun për arritjet e Projektit deri tash.Festivali u sponzorua nga USAID-i,Qyteti i Shkupit,Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe kompania publike”Higjiena Komunale”
Përgjatë konferencës së shtypit, kryetari i qytetit të Shkupit Trifun Kostovski dhe Drejtoresha e Zyrës për zhvillim ekonomik të USAID-i Marsha Vong,e përsëritën nevojën për partneritete të forta midis të gjithë akcionerëve që janë të kyçyr në zbatimin e programës për mbrojtjen e vazhdueshme të mjedisit në Maqedoni.

“Mbrojtja e mjedisit është shumë e rëndësishme për Maqedoninë, në kohën kur ajo caktohet si antar i rëndësishëm i Bashkimit Evropjan,” tha z-nja Marsha Vong. “Më vjen mirë kur shoh se publiku Maqedonas , institucionet shtetërore dhe mediumet iu bashkangjiten iniciativave globale për mbrojtjen e planetës tonë dhe mbështesin mjedis më të pastërt ,dhe më të shëndetshëm duke mbledhur dhe recikluar mbeturina plastike”
Projekti për reciklimin e plastikës me vlerë prej 1.2 milion dollarë është realizuar nga ana e MDC TI-NET në partneritet me Komunat e Karposh,Gostivar, Kocani,dhe Strumicës si dhe kompanit private dhe publike për menaxhimin e mbeturinave dhe sektorit joqeveritar.Deri tash , USAID0i ka investuar më shumë se 500 000 dollarë në aktivitetet e projektit,duke përfshirë programe për mbledhjen dhe reciklimin e plastikës në katër komuna, për formimin e klubeve për reciklim nëpër shkolla, pajisjet e ishujve ekologjik, si dhe ndihma në furnizimin e pajisjeve të 8ë kompanive për reciklim.Për momentin ,projekti është duke u zgjëruar edhe në tetë komuna të tjera.
  
VËREJTJE DERI TEK BOTUESI:
Prej vitit 1993,populli amerikan nëpërmjet USAID it ka investuar përmbi 500 milion dollarë në Maqedoni.USAID i implementon projekte të cilat krijojnë punësime të reja,redukojnë korupcionin dhe i përgadisin studentët në mjedisin e ri të punës.Këto inicijativa e përmirsojnë standartin jetësor, e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperimit demokratik.
USAID i siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare në më shumë se 100 shtete.Për informacione më të hollsishme, vizitoni web faqen http://macedonia.usaid.gov.
|