Më 29 shtator, Projekti i USAID-it për reciklim dhe NPK.”Higjiena Komunale”, filluan me livrimin e trajnimeve për reciklimin e plastikës nëpër shkollat fillore të Shkupit. Deri më sot, edukatorët e projektit dhe Higjienës Komunale mbaruan me trajnimet nëpër shkollat e komunave Gjorçe Petrov, Qendër dhe Aerodromit. Në program janë të kyçur nxënësit e klasës blla blla. Ata për herë të parë kishin mundësinë të njohtohen me terminologjinë dhe proçesin e reciklimit, që do të thotë PET-i, i cili është simbol i reciklimit dhe se si duhet të selektohet mbeturina plastike PET.
  
Në çdo fundjavë, të shtunave në të tre komunat ishin organizuar lojëra sportive në bashkëpunim me projektin “Fan Fudball”. Pas dy orëve lojë, kroasanët dhe lëngjet ishin të pranuara me kënaqësi.
 
 
Prej të hënës, 20 tetor, vazhdojmë me orët edukative në shkollat Rajko Zhinzifov, Krume Kepeski dhe Partenie Zografski në komunën Kisella Vodë. |