Me qëllim të tejkalimit të mungesës së mbrojtjes përkatëse sociale dhe juridike të mbledhësve joformalë të mbeturinave, fuqizimit të rolit të tyre në këtë sektor dhe përmirësimit të rezultateve të tyre afariste, Projekti për Riciklimin e Plastikës nga USAID e ka mbështetur iniciativën e mbledhësve joformalë të mbeturinave që të formojnë shoqatë, e cila do të punojë në drejtim të përmbushjes së këtyre qëllimeve në një nivel më të lartë institucional. Shoqata do të punojë drejt përmirësimit të statusit të mbledhësve joformalë, veçmas grave, përmes organizimit dhe përfaqësimit më të mirë, si dhe përmes lobimit për politika inkluzive dhe barazi. >>>. |